Monday, November 16, 2015

Sëmundja e diabetit

SHËRIMI I DIABETIT NË MËNYRË NATYRALE
Njerëzit gjithmonë kërkojnë mënyrën si të ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak, veçanërisht mënyrat natyrale për t'iu shmangur përdorimit të barnave konvencionale. Barnat konvencionale të cilat njerëzit i shfrytëzojnë, dhe të cilat kompanitë farmaceutike i "plasojnë" si më të mirat jo rrallë më shumë pengojnë se sa na ndihmojnë. Në shumicën e rasteve pëson mëlqia, por në këtë artikull do të bazohemi në temën që lidhet me titull, kurse tregimin e filluar do ta përfundojmë në një rast tjetër.
Ndryshimet e detajuara në mënyrën e jetës janë thelbësore për rregullimin gjegjësisht uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Është shumë vështirë të ngulmohet në ushqimin e rregullt dhe ushtrimet, veçanërisht nëse personi është nën ndikimin e pasojave të sheqerit të rritur në gjak siç është dobësimi, ndjenja e lodhjes, nervozizmi, pengesat në të pamur, infeksione të ndryshme dhe dukuri të tjera.
Barnat natyrale madje edhe më mirë se ato konvencionale mund të ofrojnë zgjidhjen për ekuilibrimin e nivelit të sheqerit në gjak ashtu që do ti ndihmojnë personit për të fituar kontrollë dhe të zhvillojë ndërgjegjen e cila është e nevojshme për futjen e ndryshimeve të përhershme dhe të gëzojë një cilësi më të mirë të jetës.
Barnat më të mira natyrale për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak janë kanella, glukomanani, mëndafshi i argjendë, fenugreku, kaktusi opuncija, stevija dhe kurkuma.
Disa bimë dhe efektin e tyre shërues në diabet tash më e kemi përshkruar, kurse disa të tjera nuk i kemi përshkruar, dhe ne do ta bëjmë atë këtë herë.
Glukomanani fitohet nga tuberet e bimës japoneze Amorphallus konjac, dhe këto janë fibra dietale të cilat janë të tretshme në ujë, dhe të cilat ndihmojnë në mbajtjen e nivelit normal të sheqerit në gjak.
Fenugreku është barishte dhe është mjaft e popullarizuar si ilaç tradicional për shërimin e nivelit të rritur të sheqerit në gjak. Ekzistojnë hulumtime të shumta te cilat kanë treguar në efikasitetin e fenugrekut në uljen e sheqerit të rritur, si dhe kolesterolit.